LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Nuk ka asgjë që mund të më dëmshpërblejë, uroj që asnjë qytetar të mos i ekspozohet padrejtësive

Limaj: Nuk ka asgjë që mund të më dëmshpërblejë, uroj që asnjë qytetar të mos i ekspozohet padrejtësive

Pas tetë vitesh nëpër gjykata u shpall i pafajshëm. Përveç kësaj bashkë me partinë e tij u bë pjesë e Qeverisë.

Komandant Çeliku në nëntor u shpall i pafajshëm për akuzat që e ngarkonin sa ishte ministër i Transportit. Ai bashkë me bashkëpunëtorët e tij akuzoheshin për korrupsion.

Por një verdikt i gjykatës hodhi poshtë pretendimet e prokurorit.


Kjo ishte beteja e tretë gjyqësore që fiton ish-komandanti i UCK-së, pas asaj në Hagë ku akuzohej për krime lufte, por edhe rastin Kleçka që disa herë u kthye në rigjykim.

Sukses tjetër i vitit për Limajn është edhe hyrja në Parlament si dhe ajo që u bë pjesë e Qeverisë.

Gjithashtu Limaj vitin që shkoi mori edhe një dhuratë tjetër. Ai u baba edhe i një vajze.

Duke folur për të gjitha këto në një intervistë për KosovaPress, komandant Çeliku thotë se shpallja i pafajshëm nga të gjitha akuzat është një moment i rëndësishëm i jetës së tij ndërkohë që lutet që  askush mos ta përjetojë atë çka ka përjetuar ai.

“Është një moment i rëndësishëm për jetën time për faktin që përfundimisht ato shpifje, ato mashtrime, fabrikime e morën përgjigjen. Përgjigje të cilën unë e kam dhënë që nga dita e parë, se këtu nuk kemi të bëjmë asgjë me drejtësinë. Se këtu nuk kemi një aksion për të luftuar dukurinë negative për të cilat unë isha akuzuar. Po thjesht po përdoren mekanizmat e drejtësisë për të abuzuar për drejtësinë dhe për të rrënuar njerëz. Kjo u pa me mbajt një njeri 8 vite në procese të tilla gjyqësore dhe një linçim publik siç ka qenë në rastin tim, i orkestruar nga individ të lig të mbrapshtë dhe e mbështetur nga media të caktuara, ashiqare ka pasur një objektiv të qartë . Që të shfrytëzohet institucioni i shtetit për të rrënuar njerëz. U desht një kohë e gjatë për 8 vite me i ekspozuar unë personalisht bashkëpunëtorët e mi, familjen përballë këtyre shpifjeve edhe fabrikimeve edhe pas 8 viteve u dha përgjigja edhe nga gjykata”, tha Limaj.

Ndërsa, edhe pse ishte përmendur mundësia që ai të kërkonte dëmshpërblim nga shteti për procesin gjyqësor, Limaj  thotë se shpërblimi më i madh për do të jetë kur rasti i tij mos të përsëritet tek askush tjetër.

“Nuk ka asgjë që e dëmshpërblen atë që ka ndodh për 8 vite me të thënë të drejtën. Ajo çka unë bëjë në vazhdimisht në jetën time dua që rasti im t’i shërbej sado pak vendit tonë që mos të bëjë gabime të tilla. Le të shërbejë ky rast i imi që asnjë qytetar i këtij vendi mos t’i ekspozohet padrejtësive që janë ekspozuar tek unë. Le të shërbej ky rasti im që shteti të jetë i kujdesshëm me qytetarët e vendit, mos t’ia mbyll të drejtat e tij. Le të shërbej rasti im që të krijohet siguri juridike për qytetarët e Kosovës”, tha Limaj.

I pyetur se çfarë marrëdhënie ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ai tha se me të dy ka marrëdhënie institucionale dhe shtetërore.

“Institucionale. Ne siç e dini jemi institucione këtu, unë jam zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, këtu e përfaqësoj shtetin e Kosovë edhe unë di të bëj dallimin në mes kryetarit të partisë dhe zyrtarit shtetëror. Unë i kryej obligimet e mia shtetërore me vetëdije e bindje sa më mirë…Në emër të shtetit të Kosovë edhe institucioneve është detyrë e imja, është obligim i im që t’i shërbej shtetit të Kosovës dhe të ndërtojë marrëdhënie institucionale që do të shkonin në funksion të fuqizimit të këtyre institucioneve dhe në shërbim të shtetit….E njëjta gjë, marrëdhënie institucionale dhe shtetërore“, tha Limaj.

Kreu i Nismës nuk ka dashur t’i komentojë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje, ku disa deputetë dhe zyrtarë të kësaj partie kanë fyer njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.

Ai nuk ka dashur as të flas kur është pyetur nëse nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti do t’i bashkohet Nismës ashtu siç është raportuar nëpër media.

Por tha se partia e tij është e hapur për të gjithë ata që duan ta përqafojnë programin e saj socialdemokrat.

“Unë nuk kam dëshirë kështu parimisht nuk lëshohem në komentimin e zhvillimeve brenda subjekteve të tjera politike, nuk më takon. Është çështje e brendshme e tyre dhe nuk është pjesë e komenteve pjese e obligimeve për të komentuar zhvillimet e brendshme. Natyrisht Nisma është një parti e hapur. Për gjithë njerëzit , qytetarët e Kosovës të cilët vlerësojnë që duhet t’i mbështeten këtij koncepti socialdemokrat, i kanë dyert e hapura. Ne po krijojmë një parti politike moderne me energji pozitive….Prandaj ka edhe ardhje të mëdha. Janë me dhjetëra profesor intelektual ë në Kosovë që vetëm këtë muajin e fundit ju kanë bashkuar Nismës për Kosovën… diku janë 45 intelektual”, tha Limaj.

Në Qeverinë Haradinaj, Nisma për Kosovën përfaqësohet me një zëvendëskryeministër që është Fatmir Limaj si dhe udhëheq tri Ministri, atë të Tregtisë dhe Industrisë, të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Arsimit.

Në Kuvend, Nisma përfaqësohet nga 6 deputetë ndërsa në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës ka fituar në Malishevë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Po punonte në një objekt banesor – humb jetën punëtori nga Prishtina

Po punonte në një objekt banesor – humb jetën punëtori nga Prishtina

Kronika e Zezë
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës

Gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës

Kronika e Zezë
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Kalo në kategori