Kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek ndërrimi i moteve, qytetarë të shumtë kanë dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit për të festuar.
Ata kanë zgjedhur të shfrytëzojnë motin e mirë për të dal dhe për të shëtitur me familjarët e tyre.
Nga Tirana ka ardhur në Prishtinë për të festuar ndërrimin e moteve, Klaudia Duro, të cilës atmosfera e fundvitit në kryeqytetin kosovar po i pëlqen shumë.
“Unë gjendem në Prishtinë, në fakt është hera e parë që unë vijë për festa të fundvitit në Prishtinë, është një atmosferë e jashtëzakonshme, njerëzit janë shumë mikpritës dhe këtë gjë nuk e kisha ditur në fakt. Prishtina është shumë e dashur, do ta festoj besoj në shesh këtu do jemi deri në orën 12, pastaj do të shkojmë në ndonjë lokal për ta festuar me miqtë”, tha ajo, për Kosovapress.
Ndërsa, kosovarët do të vazhdojnë traditën që ndërrimin e vitit ta presin me familjarët e tyre në shtëpi.
Violeta Zatriqi, tha se ditën e dytë dhe të tretë do të dalin për të festuar në ndonjë lokal të Prishtinës.
“Sonte do ta festoj në ambientin familjar, në shoqëri dhe në shtëpi. Natën e dytë dhe të tretën do të dalim në ndonjë lokal. Sinqerisht e falënderoj dhe e përgëzoj kryetarin e komunës së Prishtinës për këtë ambient festiv në qytetin tonë, ku po kënaqemi, sidomos sot dita festive dhe po ka argëtim dhe po ka gjallëri në shesh, që do të thotë shumë mirë”, tha ajo.
Ndërsa, gjithmonë është thënë që për ndërrimin e viteve kosovarët shpenzojnë shumë, por që qytetari Fitim Abrashi ka thënë se për këtë festë kanë bërë shpenzime modeste.
“Si zakonisht në shtëpi, me familje, me fëmijë, jo diçka tjetër më interesant. Zakonisht e presim në shtëpi. Jo ndonjë shpenzim kush e di sa, shpenzime modeste sa për një familje mesatare të Kosovës”, theksoi ai.
E lokale të shumta në kryeqytet kanë organizuar mbrëmje muzikore me këngëtarë të ndryshëm për të pritur ndërrimin e viteve.
Përveç lokaleve private, komuna e Prishtinës nuk ka paraparë ndonjë aktivitet për të shënuar ndërrimin e viteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju