LAJMI I FUNDIT:

Policia është në kërkim të personit që shkaktoi zjarrin në Prilep

Policia është në kërkim të personit që shkaktoi zjarrin në Prilep

Policia është në kërkim të personit që shkaktoi zjarrin i cili dogji plotësisht kafenenë “Gallery House Pub” në qendër të Prilepit.

Sipas zëdhënëses së SPB Manastirit, Lefterija Milenkoska, policia punon në ndriçimin e rastit.

Zjarr në një kafene në Prilep, dëmi mbi 200.000 euro
Lexo po ashtu Zjarr në një kafene në Prilep, dëmi mbi 200.000 euro

“Policia dhe prokuroria publike e Prilepit bëjnë hetim në vendin e zjarrit të madh në qendër të Prilepit në të cilin u dogj kafeneja “Gallery House Pub”. Kërkohet personi i cili me lëng të djegsgëm ka shkaktuar zjarrin. Nv fillim zjarri ka kapluar strukturën e jashtme metalike, ndërsa më pas zjarri është përhapur në katin e parë dhe të dytë të objektit”, tha Milenkoska./Telegrafi/