Edhe pak orë na ndan nga ndërrimi i viteve dhe shumëkush e ka zgjedhur se ku do e kalojë atë. Disa do të argëtohen, të tjerë do të shfrytëzojnë këtë moment ku njerëzit nuk kursehen për të bërë biznes dhe për të marrë fitimet e munguara gjatë vitit. Por, cilat janë vendet më të preferuara. Monitor ka bërë një sondazh me agjencitë turistike dhe disa prej lokaleve kryesore në kryeqytet.
Tendenca që prej disa vitesh ka nisur te shqiptarët është ajo e kalimit të natës së ndërrimit të viteve në një bar-restorant, brenda ose jashtë vendit.
Muzika live, menyja e ushqimeve festive, si dhe pijet për të bërë “Gëzuar” janë pjesë e një pakete që tundon familjet që kanë mundësi më të mira ekonomike.
Ndërsa ata që nuk kanë, vijojnë ta festojnë në shtëpi. Shtëpia mbetet alternativë e mirë edhe e personave që nuk janë të afeksionuar nga festat dhe të festuarit jashtë.
Në një bisedë me Monitor me disa nga restorantet kryesore në kryeqytet që ofrojnë evente për natën e ndërrimit të viteve, thuhet se nata festive kushton nga shtatëmijë lek për person deri në 14 mijë në hotelet apo restorantet luksoze. Në pagesë përfshihen: ushqim, pije dhe shijimi i muzikës.
Sipas tyre, prenotimet këtë vit janë në të njëjtën tendencë si një vit më parë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se një pjesë e tyre kanë udhëtuar jashtë.
Sipas agjencive turistike, destinacionet më të preferuara këtë vit kanë qenë rajoni: Budva, Dubrovniku, që shquhen për organizimin e festave gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Nga ana tjetër, preferohet shumë destinacionet e bardha. Pra, Kolashini, Mavrova etj., të cilat joshin më tepër të rinjtë, të cilët më çmime të leverdishme preferojnë të kalojnë 2-3 ditë duke kryer edhe një aktivitet të kërkuar, si ski.
Kontigjenti i të rinjve janë ata që preferojnë atë formulën e njohur tashmë “deri në mesnatë në shtëpi, më pas në bar”. Për zgjedhje të tilla, gjatë të cilave festa në lokale kalohet kryesisht me shoqërinë, më tepër funksionon skema e pagesës së hyrjes në një klub, rreth njëmijë lek, e cila shoqërohet me një ose dy pijë falas.
Një tjetër formë prenotimi që të rinjtë kanë bërë edhe këtë vit, sipas disa klubeve në kryeqytet, është prenotimi i tavolinës që shkon deri në 20 mijë lekë.
Në natën e ndërrimit të viteve, një tjetër zgjedhje që do të bëhet është ajo që pritet të zhvillohet në sheshin Skënderbej. Aty do të mbahet një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, do të nisë 22:30 dhe qytetarët do t’i kalojnë orët e fundit të 2017-ës me një atmosferë festive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës