LAJMI I FUNDIT:

Loja e një fëmije me një stufë, shkak i zjarrit vdekjeprurës në Nju Jork! (Video)

Loja e një fëmije me një stufë, shkak i zjarrit vdekjeprurës në Nju Jork! (Video)

Hetuesit në Nju Jork besojnë se zjarri në një ndërtesë në lagjen Bronks, i cili ka lënë të vrarë 12 njerëz, është shkaktuar nga loja e një fëmije me një stufë.

Një djalë i pambikëqyrur trevjeçar aksidentalisht ka nisur zjarrin, tha komisionari për zjarre, Daniel Nigro.

Pasi nëna e djalit ka ikur nga banesa me dy fëmijët e saj, ajo ka lënë derën hapur, duke bërë që flakët të përhapen në korridore, tha ai, përcjell rel.


Zjarri të enjten në mbrëmje ka qenë më vdekjeprurësi në qytet në së paku 25 vjet, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Policia tha se në mesin e të vdekurve janë tri vajza, të moshës 1, 2 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë që nuk është identifikuar ende.

Mbi 160 zjarrfikës kanë ndihmuar për t’i sjellë flakët nën kontroll.

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori