LAJMI I FUNDIT:

O’Connell takohet me kosovarin që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist në Londër

O’Connell takohet me kosovarin që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist në Londër

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka takuar Dervish Gashin (ish-pjesëtar i UÇK-së) që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist që kishte ndodhur gjatë këtij viti në Londër.

“Nderi më i madh i mandatit tim, që sot e takova Dervish Gashi. Ky trim i jashtëzakonshëm, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka rrezikuar jeten e tij duke shpetuar jeten e shumë të tjerëve gjatë nje sulmi terorist në Borough Market në Londër. Kjo është trimeri e vërtetë. Britania, edhe unë personalisht, do të mbetemi gjithëminë mirënjohës për veprat e tij. Ai është shembul për të gjithë”, ka shkruar O’Connell në profilni e tij në Facebook.

Gashi në qershor, gjatë sulmit të organizuar nga ISIS-i, kishte arritur të shpëtonte qindra qytetarë në restorantin ku punonte. Në dekoratën e Policisë britanike theksohet se ai nderohet “për trimërinë dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të shpëtuar jetët gjatë sulmit terrorist në London Bridge dhe në Borough Market”. /Telegrafi/