LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas lirimit nga paraburgimi: Kemi shpresuar më të mirën, por e kemi pritur edhe të keqen (Video)

Kurti pas lirimit nga paraburgimi: Kemi shpresuar më të mirën, por e kemi pritur edhe të keqen (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, thotë se vendimi për largimin e masës së paraburgimit për atë dhe bashkëpartiaken e saj, Donika Kadaj – Bujupi, është ajo që kanë shpresuar.

Ai në një prononcim për media, ka thënë se kemi shpresuar më të mirën, por e kemi pritur edhe të keqen.

“Procesi gjyqësor që kemi qenë të përfshirë, ka qenë i padrejtë, politik, i ngarkuar. Një proces në të cilën ne jemi persekutuar me arrestime, me arreste shtëpiake, me paraburgime. E gjithë kjo është bërë për të na thyer bindjet dhe orientimin tonë. Më e rëndësishmja është se edhe sot e kësaj ditë Zajednica dhe Demarkacioni nuk kalon. Gjithçka tjetër është e dorës së dytë”, ka theksuar Kurti.


Sipas tij, ndaj VV-së ka edhe padrejtësi tjera, dhe më e madhja është mbytja e Astrit Deharit ne burg.

“Drejtësi për Astritin është parulla jonë tashmë. Mbajtja në burg e Atdheut, Adeas dhe Egzonit, është e padrejtë. Do të mbrojmë të drejtën, të mirën dhe të dobishëm për Republikën. Ne me deputeten Kadaj – Bujupi, kemi qenë në funksion të detyrës si deputet, atëherë kur kemi parandaluar humbjen e territorit dhe humbjen e shtetësisë”, ka shtuar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori