LAJMI I FUNDIT:

Akciza shtrenjton derivatet e naftës në Maqedoni

Akciza shtrenjton derivatet e naftës në Maqedoni

Pas rritjes së fundit të çmimit të dizelit gjatë kësaj jave më 25 dhjetor, prej 1 janarit ai do të rritet për 3,5 denarë për shkak të vendosjes së akcizës më të lartë për naftë. Kështu çmimi i ri i Eurodizelit më 1 janar duhet të jetë 58,5 denarë për një litër.

Çmim të ri, do të ketë një javë pas festave të fundvitit kur Komisioni Rregulltaor për energjetikë do të sjellë vendim të ri të rregullt për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rekomandimet e BE-së janë se këto akciza duhet të jenë 0,33 eurocent, ndërsa tek ne ishte 0,20 eurocent. Me rritjen do të jetë 0,26 eurocentë”, thekson Qeveria gjatë paralajmërimit për rritjen e akcizës së dizelit.


Vlerëson se edhe me këtë çmimi i një litri naftë do të mbetet më i ulëti në rajon.

Shkaku për rritjen e akcizës, siç theksuan nga Qeveria është në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian, që të destimulohet përdorimi i karburantëve dizel që të zvogëlohet ndotja e mjedisit jetësor.

Të ardhurat të cilat janë planifikuar në Buxhetin për vitin 2018 prej rritjes së akcizës për tre denarë është 1,6 miliardë denarë dhe prej TVSH-së nga shitja e dizelit për rreth 350 milionë denarë.

Këto për sivjet janë ndryshimet e vetme tatimore. Në vitin 2019 duhet të pasojnë ndryshimet për tatimim progresiv tek tatimi personal.

Paratë prej akcizës duhet të shpenzohen për projekte kapitale në arsim, për kopshtet e fëmijëve, biblioteka, zhvillim rajonal të barabartë, investime kapitale në komuna, shëndetësi dhe sfera të tjera, ndërsa me qëllim që të rritet borxhi publik shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori