LAJMI I FUNDIT:

Geti rikthehet në Prishtinë, sonte bashkë me Skivin vjen live

Geti rikthehet në Prishtinë, sonte bashkë me Skivin vjen live
Foto: Folie Terrace

Udhëheqësi i Babastars zakonisht rri në Tiranë, por kohë pas kohe rikthehet në Prishtinë për të dhënë performanca të jashtëzakonshme.

Një të tillë do ta bëjë sonte bashkë me Skivin në Zone Club, klubin më të madh të natës në kryeqytet.


“Bishat me dy koka” përkatësisht Skivi dhe Geti së fundmi kanë sjell një bashkëpunim mes vete, pikërisht të titulluar me këtë emër, këngën kushtuar shqiptarëve, të cilën do ta performojnë sonte në Zone, bashkë me gjitha hitet tjera të labelit të tyre.

Zone tradicionalisht e organizon dhjetorin festiv me shumë nga emrat më të mirë të estradës tonë, dhe këtë vit ka sjell Butën, Majkin, Gjikon, ndërsa do ta ketë edhe Ledrin dhe Florin për netët e para të vitit të ri 2018.