LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-zëvendësministrit të MPMS-së, akuzohet se keqpërdori mbi 12 mijë euro

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-zëvendësministrit të MPMS-së, akuzohet se keqpërdori mbi 12 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, i cili po akuzohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rrahmani në seancën e së enjtes, nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit Jusuf Bytyqi, ka paraqitur në gjykatë kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave me të cilat prokuroria pretendon se ka përfituar jashtëligjshëm mbi 12 mijë euro.

Kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave e refuzoi kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi, i cili deklaroi se kundërshtimet e mbrojtjes nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme që të hedhet aktakuza e prokurorisë.


Prokuroria pretendon se Rrahmani, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare, zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerr shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, nga shuma e përgjithshme e cila ishte tërhequr, Rrahmani ia ka kthyer 7.504.51 euro, ndërsa dëmi aktual ndaj MPMS-së arrin vlerën prej 4.858.89 eurove. /Betimiperdrejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori