Aksidentet e shumta me fatalitet në Kosovë kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në komunikacionin rrugor, thonë autoritetet e rendit.
Nga numri i madh i aksidenteve gjatë periudhës janar–nëntor, 107 veta kanë humbur jetën si pasojë e tyre. Këto shifra shënojnë rritje mbi 22 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kështu kanë thënë autoritetet e rendit, sipas të cilëve 5816 persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidente komunikacioni.
Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se autoritetet e rendit, referuar situatës së krijuar që po përcillet me humbje të jetëve të njerëzve në trafik, kohë më parë kanë marrë masa shtesë me krijimin e një Task force, përmes së cilës është bërë shtimi i prezencës së njësiteve policore në trafik në të gjitha akset rrugore.
Sipas Policisë, aktualisht është duke u zbatuar masa zero-tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik.
“Vlen të potencohet se aplikimi i masës zero-tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik, ka shtuar edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë edhe për tejkalimin e shpejtësisë e që është njëri prej shkaktarëve më të shpeshtë të aksidenteve me pasoja fatale”, tha Hoxha.
Ndryshe, gjatë këtij viti janë shqiptuar 371.976 tiketa për ngasësit e automjeteve.
Në anën tjetër, në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë vdekur 21 persona të aksidentuar, përkundër angazhimit të gjithë stafit për të shpëtuar jetët e tyre. Kështu tha Basri Lenjani, drejtor në këtë Klinikë.
“Mbi 55 mijë raste sa kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kurse aksidente në komunikacion kemi pasur 5 mijë e 870. Në mesin e këtyre kanë qenë 21 të vdekur në Klinikën Emergjente. Është shtuar numri i të aksidentuarve si dhe të lënduarve në komunikacion”.
“Përkundër kësaj, Klinika Emergjente ka ofruar shërbime për mbështetje bazike, por edhe për ato të avancuara të shërbimeve mjekësore”, tha Lenjani.
Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë gjithë situatën si mjaft shqetësuese, ku sipas tyre ndër arsyet e shtimit të numrit të aksidenteve ka qenë edhe shtimi i numrit të automjeteve në komunikacion.
Kështu tha Muhamet Krasniqi, ekspert për çështje të komunikacionit.
“Nëse e krahasojmë periudhën e vitit të kaluar me këtë vit, kemi një rritje të aksidenteve me fatalitet. Ndër arsyet janë edhe rritja e numrit të automjeteve dhe njësive motorike, për shkak se nëse krahasohet me vitin e kaluar, këtë vit kemi 5 mijë e 600 mjete motorike më shumë në Kosovë. Gjithashtu, shtimi i numrit të shoferëve të rinj mund të jetë shkak i rritjes së aksidenteve”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, ka edhe shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të aksidenteve, siç janë, mosrespektimi i rregullave të trafikut dhe tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonave mobil gjatë ngasjes, faktorë këta që ulin sigurinë e gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
“Mendoj se duhet një model i ri i menaxhimit të trafikut konform këtyre kushteve dhe rrethanave të reja”, tha Krasniqi.
Ndryshe, ligji i ri për trafikun rrugor që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi, derisa zyrtarë të kësaj fushe kanë deklaruar se përveç shqiptimit të pikëve negative, dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut do të jenë nga 300 deri në 900 euro, dhe në raste të caktuara edhe me marrjen e patentë shoferit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos