LAJMI I FUNDIT:

LD: Ivanov thellon edhe më shumë ndarjet

LD: Ivanov thellon edhe më shumë ndarjet

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë fjalimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov para deputetëve e vlerëson se ishte në mbrojtje të atyre që shkelin Kushtetutën dhe ligjet dhe rrezikuan sigurinë e shtetit. Me këtë sipas LD-së, presidenti kontribuon në rritjen e ndajreve dhe dyshimeve tek qytetarët.

“Ivanovi nuk ka vërejtur dhe nuk ka reaguar ndaj plaçkitjes së pasurisë së qytetarëve, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, përgjimit masiv, shkeljes së rregullave të zgjedhjeve, dhunës në Parlament dhe shembujve të tjerë të dhunshëm të abuzimeve të qeverisë së hapur në dhjetë vitet e fundit, andaj fjalimi i sotëm është hedhje e pluhurit në sytë e publikut dhe larje e mëkateve”, thonë nga LD, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti më tej shtojnë se nuk kanë dyshime për ato që kanë keqpërdorur pushtetin dhe besimin e qytetarëve se një ditë do të japin llogari.


LD në njoftim thekson se mbështesim ndryshimet që të krijohen kushte për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe Maqedonia fuqishëm të ecë përpara drejt standardeve të Bashkimit Evropian./Telegrafi/