LAJMI I FUNDIT:

Anije luftarake ruse në brigjet britanike

Anije luftarake ruse në brigjet britanike

Një fregatë britanike shoqëroi një anije luftarake ruse përgjatë Detit të Veriut pranë ujërave britanike ditën e Krishtlindjeve. Marina britanike, tha se anija HMS St Albans monitoroi aktivitetin e Admiral Gorshkov në disa zona të interesit kombëtar.

Rusia nuk ka komentuar situatën, por sipas marinës mbretërore ka pasur së fundmi një rritje të njësive ruse që tranzitojnë në ujërat britanike.


Një terminologji diplomatike për të thënë se anijet luftarake ruse kanë nisur të afrohen, dhe me raste hyjnë gjithnjë e më shpesh në territorin detar të Mbretërisë së Bashkuar.

Javë më parë, një nga oficerët më të lartë të ushtrisë mbretërore, tha se Rusia përbën një kërcënim të ri dhe serioz ndaj kabllove nënujore të komunikimit që lidhin botën.

Marshalli Sir Stuart Peach, shefi i stafit të mbrojtjes, tha se Britania dhe NATO duhet të shndërrojnë në prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit.

Marina britanike nuk ju referua fjalëve të marshallit në komunikatën e saj për incidentin e fundit, por tha se nuk do të hezitojë kurrë që të mbrojë ujërat territoriale nga çdo formë agresioni, transmeton tch.

Gjatë muajve të fundit inkursionet ruse në detin e veriut pranë Britanisë nuk kanë munguar, dhe raportet e ftohta mes dy vendeve bëjnë që këto episode të jenë plot tension.

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Evropa
Kalo në kategori