LAJMI I FUNDIT:

Siri: Forcat e sigurisë i rimarrin territoret nga kryengritësit

Siri: Forcat e sigurisë i rimarrin territoret nga kryengritësit

Forcat e qeverisë së Sirisë e kanë rimarrë kontrollin në një enklavë të kontrolluar nga kryengritësit, afër kufirit me Izraelin dhe Libanin.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar mbrëmë se forcat qeveritare e kishin rrethuar qytetin, Beit Jin, dhe hapësirat rreth tij, pas një ofensive madhore.

Ky grup monitorues tha se po zhvillohen negociata për evakuimin e luftëtarëve kryengritës në provincën veriperëndimore, Idlib.


Izraeli ka shprehur shqetësim për lëvizjen e forcave siriane dhe të aleatëve të tyre iranianë, afër kufirit izraelit.

Gjatë javëve të fundit, Izraeli i ka shtuar sulmet kundër caqeve të dyshuara iraniane brenda Sirisë. /Rel/

Foto: Arkiv