Për vitin 2016, pagat e komplet stafit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës arrijnë afër gjysmë milioni euro. Por janë vetëm tre zyrtarë të lartë në këtë institucion pagat e të cilëve arrijnë gati gjysmën e kësaj shume.
Fjala është për Adrian Zallin, Drejtorin menaxhues në Trust, Vërshim Hatipin zëvendësdrejtor për Financa dhe Agron Krasniqin, zëvendësdrejtor për Operacione.
Të tre së bashku nga pagat dhe mëditjet gjatë vitit 2016, kanë realizuar të hyra në vlerë prej 150 mijë euro. Kjo është gati sa gjysma e shpenzimeve për krejt stafin në Trust.
I vetëm Zalli në cilësinë e Drejtorit të Trustit ka realizuar të hyra në vlerë 60 mijë e 983 euro. Këtu përfshihen pagat dhe mëditjet, shkruan Gazeta Fjala.
Ndërkaq, paga e Zallit është rreth pesë mijë euro dhe vlerësohet ndër zyrtarët më të paguar në Kosovë.
Edhe dy vartësit e Zallit, Vërshim Hatipi e Agron Krasniqi paguhen majmë në Trust.
Sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë Anti Korrupsion, të hyrat vjetore të Hatipit si zëvendësdrejtor për Financa në Trust arrijnë në 48 mijë e 912 euro.
Ndërsa të hyrat e Krasniqit janë 39 mijë e 742 euro. Në deklarimin e pasurisë Krasniqi ka thënë se këtu përveç pagës hyjnë edhe shtesa tjera.
Paga të majmë në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, marrin edhe anëtarët e Bordit në këtë institucion.
Në Bord janë pesë anëtarë, që gjatë vitit 2016 kanë mbajtur vetëm katër takime, por të hyrat e tyre janë të mëdha. Secili ka të hyra mujore mbi 1 mijë euro, ndonëse takimet i kanë mjaft të rralla.
Sipas ueb faqes së Trustit, gjatë vitit 2016 Bordi është mbledhur vetëm katër herë.
Por në total shpenzimet e tyre për vitin 2016 kanë qenë plot 171 mijë e 744 euro.
Kryesuesi i Bordit, Ymer Havolli, sipas deklarimit në Agjencisë Anti-Korrupsion, ka realizuar të hyra prej 16 mijë e 256 eurove.
Po kaq të hyra ka realizuar anëtari tjetër i Bordit, Behxhet Haliti. Ai ka deklaruar të hyra nga ky institucion në vlerë prej 16 mijë e 942 eurove.
Ndërsa, anëtari i tretë Ruzhdi Morina ka deklaruar 15 mijë e 388 euro, të hyra nga Trusti.
Në Bordin e Trustit janë edhe dy anëtarë ndërkombëtarë, por të hyrat e tyre nuk dihen nga pamundësia për deklarim në AgjencinëAnti-Korrupsion. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje