LAJMI I FUNDIT:

Ku e si nisi historia e dashurisë mes Shyretes dhe Lulit?

Ku e si nisi historia e dashurisë mes Shyretes dhe Lulit?

Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Kohë pas kohe jeta private e këngëtares bëhet edhe temë e debatit të mediave rozë shqiptare.

Megjithëse një kohë u raportua për prishje të raporteve me bashkëshortin, Luan Salihun, historia e tyre e dashurisë ka rezistuar duke rezultuar me një familje të shëndoshë.


Por, shtrohet pyetja se si ka filluar lidhja e dashurisë mes dyshes që tashmë janë vjehrri.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje vetë këngëtarja duke zbuluar përmes rrjeteve sociale se si ka lindur dashuria mes saj dhe Luanit, apo si e thërret këngëtarja – Luli.

Në fakt, ky i fundit ka marrë një mirënjohje nga klubi i futbollit të Ballkanit teksa vlerësohet kontributi ndër vite te skuadra suharekase.

Pikërisht angazhimi në këtë klub të futbollit në Suharekë duket të jetë arsyeja e shkëndijës dhe takimit të parë mes çiftit.

“Ti si futbollist erdhe në ekipin e Ballkanit, aty ku u pamë dhe u bëmë bashkë”, ka shkruar në imazhin e publikuar Shyhretja në Instagram. /Telegrafi/