LAJMI I FUNDIT:

Hamilton nuk do ta braktisë Mercedesin sikurse Rosberg

Hamilton nuk do ta braktisë Mercedesin sikurse Rosberg

Lewis Hamilton nuk ka për ta braktisur makinën Mercedes ashtu si Rosberg një vit më parë.

I këtij mendimi është drejtori sportiv i makinës gjermane Toto Wolff, që ka thumbuar ish-pilotin gjerman, që u largua nga Mercedes pak ditë pasi u shpall kampion bote, duke befasuar të gjithë me vendimin e tij.


Largimi i tij krijoi mjaft probleme deri sa Mercedes gjeti në janar zëvendësuesin e tij, Valtteri Bottas.

“Unë mendoj se Lewis nuk ka për të ikur pa na lajmëruar më parë, siç bëri Rosberg, por do të mendojë për të mirën e skuadrës. Pas 2-3 vitesh ai mund të bëjë diçka ndryshe nga Formula 1, por nuk do të largohet sa hap e mbyll, sytë”, tha Wolff.

Drejtori sportiv i makinës gjermane Toto Wolff

Më tej, shefi i kakinës Mercedes konfirmoi se kanë nisur bisedimet për të rinovuar kontratën me pilotin britanik, të cilit i skadon kontrata aktuale pas një viti. Pra, në dhjetor të 2018-ës, ai bëhet një pilot i lirë, për t’u larguar apo gjetur një skuadër të re.

“I kemi nisur bisedimet, të cilat po ecin mirë, por ende nuk ka dalë “tymi i bardhë”. Lewis kërkon të ketë lirinë e tij dhe nuk i pëlqen që të ulet në një dhomë bashkë me persona të tjerë që i thonë se çfarë duhet të bëjë. Ajo që ka rëndësi për të është të jetë i lirë në zgjedhjen që do të bëjë dhe të shohë pa presion zgjedhjet që ka përreth tij. Unë e respektoj këtë zgjedhje të tij”, u shpreh Wolff. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori