int(1) Zëdhënësi i Speciales, për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës: Po punojmë, s’flasim për “mandat tjetër eventual”! - Telegrafi - Telegrafi Zëdhënësi i Speciales, për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës: Po punojmë, s’flasim për “mandat tjetër eventual”! - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Speciales, për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës: Po punojmë, s’flasim për “mandat tjetër eventual”!

Zëdhënësi i Speciales, për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës: Po punojmë, s’flasim për “mandat tjetër eventual”!

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennet, ka thënë se ata janë duke vazhduar punën në bazë të mandatit që u ka dhënë ligji.

Në një deklaratë të shkurtër për KALLXO.com, Bennet nuk ka dashur t’i komentojë zhvillimet në Prishtinë ku një grup i deputetëve të Kuvendit i kanë mbledhur nënshkrimet për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme me të cilën do të bëhej përpjekje për shfuqizimin e Ligjit i cili themelon gjykatën që do t’i trajtojë krimet e pretenduara se janë kryer nga ish pjesëtarët e UÇK-së.

“Ne punojmë në kuadër të Ligjit për Specialen dhe po punojmë në kuadër të mandatit aktual. Nuk mund të flasim për ndonjë mandat tjetër eventual”, tha Bennet. “Nuk mund të spekuloj për gjëra të tilla. Unë flas vetëm për mandatin tonë dhe mandati ynë vjen nga Ligji Special dhe ne jemi të fokusuar në këtë”.


Një mbledhje e kryesisë së Kuvendit për ta shqyrtuar kërkesën e deputetëve pritet në fillojë në orën 21 ndërsa komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që ta stopojnë këtë iniciativë. /kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori