LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për krizën energjetike: Morëm “bombën” e kurdisur në dorë

Haradinaj për krizën energjetike: Morëm “bombën” e kurdisur në dorë

Për çështjen e krizës energjetike ka folur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai në një formë ka fajësuar qeverinë e Isa Mustafës për këtë krizë në vend.

Haradinaj ka thënë se për dy vite, qeveria e kaluar e ka neglizhuar situatën e rëndë duket shtuar se qeveria e tij ka marrë “bombën” e kurdisur në dorë, njofton Klan Kosova.


Ndërkohë i pari i ekzektuvit ka thënë se ai ka kërkuar angazhim maksimal nga menaxhmenti i KEK-ut.

Haradinaj tha poashtu se ua ka bërë me dije edhe menaxhmentit të Korporatës, që nuk duhet ta shohin inportin si zgjidhje, ndërsa ka shtuar se nuk do të kalojë askush pa pasoja, duke përfshirë edhe vetë kryeministrin, menaxhmentin dhe të gjithë ata që merren me këtë çështje.

Duke folur për importin e energjisë, Haradinaj ka përmendur edhe “sekserët” e energjisë, që sipas tij duket se këta sekserë fitojne shumë, njofton Klan Kosova.

Kreu i Qeverisë nuk e ka lënë pa përmendur edhe faktin se qytetarët po protestojnë lidhur me mundësinë e rritjes të çmimit të rrymës.

“Përshëndes qytetarët që po dalin në rrugë, por kanë qenë të fjetur për dy vite, dhe ky është reagim tepër i vonuar. Nuk kanë nevojë të protestojnë sot në këtë qeveri”, ka thënë ai.