Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin qeveritar për gjendjen energjetike në vend.
Lluka tha se është duke u importuar gjysma e kapacitetit të kërkuar të energjisë elektrike. Sipas Llukës kjo gjendje ka ardhur si pasojë e vendimit të gjykatës për mospagesë të rrymës në veri dhe mos nxjerrjen e qymyrit.
Ai tha se ekzistojnë dy skenarë për këtë ose të paguhet rryma me 18.5 për qind rritje ose të paguhet rryma me 11 për qind rritje e të humbet 30 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kur ka ardhur në Qeveri kanë marrë bombën e kurdisur për gjendjen në energji.
Sipas tij, rritja e çmimit të rrymës e pashmangshme, ai akuzoi “sekserët e KEK-ut” për situatën e krijuar.
Ai tha se gjendja që është sot ka ndodhur nga qeveria e Isa Mustafa, qeveri e cila nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësimin e kësaj situate.
Investimi i ri për termocentralin “Kosova e Re” nuk ndikon në rritjen e çmimit madje sipas Haradinaj funksionimi i këtij termocentralit do të stabilizoj çmimin.
Sipas Haradinajt, importi i madh i energjisë ka ndikuar në rritjen e çmimit.
“Qeveria e Kosovës nuk do të jap asnjë cent KEK-ut për të importuar energji ajo është kompani e duhet të sigurojë vetë”.
Haradinaj tha se ka kërkuar nga KEK që të kujdesen për këtë situatë që drejtorëve të mos rrinë në objektet e tyre.
Ai gjithashtu paralajmëroi që pasojat për këtë situatë duhet t’i paguajnë të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251