Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot propozimin për sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, të cilat do të kufizonin ashpër importin e karburanteve dhe kthimin e të gjithë punëtorëve që punojnë jashtë vendit brenda një viti në Korenë Veriore.
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar sanksionet e reja, ndonëse nuk janë aq të ashpra sa ka kërkuar administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
Zyrtarët amerikanë në OKB kanë kërkuar për ndalim total të importit të karburanteve dhe bllokimin e aseteve ndërkombëtare të qeverisë verikoreane.
Dy vendet që mund të preken më së shumti nga këto sanksione janë Kina dhe Rusia.
Kina mund të dëmtohet për shkak të importit të karburanteve, ndërsa Rusia për programin e punësimit të 35,000 punëtorëve nga Koreja Veriore që angazhon gjatë një viti në Rusi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka dënuar lidhjet ruse dhe ato kineze me Phenianin, gjatë një takimi në OKB, duke thënë se shfrytëzimi i fuqisë punëtore të këtij vendi nga Rusia dhe furnizimi i Kinës me karburante, minojnë përpjekjet për sanksione ndërkombëtare.
Në rast të miratimit, kjo do të ishte rezoluta e 10-të që e ndëshkon me sanksione Korenë Veriore, për shkak të programit të saj të raketave dhe atij bërthamor që nga viti 2006.
Në këto masa përsëritet thirrja për Phenian që t’i bashkohet negociatave për denuklearizim të Gadishullit Koran dhe krijimin e paqes.
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar udhëheqësinë e këtij vendit se “do të shkatërrohej” nëse do të fillonte ndonjë luftë.
Edhe lideri verikorean, Kim Jong Un, nuk ka hezituar të komentojë duke deklaruar se shteti i tij “shumë shpejt ka arritur të jetë i gatshëm për t’u konsideruar kërcënim bërthamor për SHBA-në”, është thënë sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë Veriore, KCNA. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A