Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë dhe NED, të enjten ka mbajtur tryezën me titull “Luftë, persekutim apo amnisti në emër të luftës kundër korrupsionit? – Zgjidhja/Vetingu?”.
Në këtë tryezë u publikua raporti “Luftë, persekutim apo amnisti në emër të luftës kundër korrupsionit?”, si rezultat i monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Së bashku me raportin gjashtëmujor, u publikuan edhe dy buletine të monitorimit të të gjitha Gjykatave dhe Prokurorive Themelore si dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë në periudha tremujore (janar-mars 2017 dhe prill-qershor 2017). Gjatë kësaj tryeze u diskutua për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi. Betim Musliu ka prezantuar gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet e monitorimit sistematik të trajtimit të rasteve të korrupsionit nga gjykatat dhe prokuroritë, duke thënë se lufta kundër korrupsionit në Kosovë vazhdon të zhvillohet kryesisht ndaj profilit të ulët dhe të mesëm. “Profili i lartë ndiqet rrallë, por edhe kur ndiqet, aktakuzat ndaj profilit të lartë dështojnë në fazat fillestare në gjykata. Gjetjet e monitorimit të IKD-së tregojnë se nga rastet e gjykuara gjatë vitit 2016, e të përfunduara në shkallë të parë deri në dhjetor 2017, 67% e tyre kanë dështuar në gjykata”.
Musliu përmendi edhe aktakuzat e profilit të lartë, të ngritura në gjashtëmujorin e parë 2017.
“Për dallim nga viti paraprak në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017 janë ngritur aktakuza ndaj tre personave të profilit të lartë. Për dy prej këtyre personave (Ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq dhe ish Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj) kanë dështuar aktakuzat e prokurorëve qysh në fazën fillestare në gjykatë, ndërsa për personin e tretë (ish Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Shukri Buja) ende po vazhdon procedura gjyqësore”.
Sipas Musliut, IKD vlerëson se ky trend i dështimit të aktakuzave të profilit të lartë prej vitit 2016, i cili ka vazhduar në vitin 2017 dëshmon se aktakuzat ndaj profilit të lartë janë ngritur pa prova dhe dëshmi me qëllim të persekutimit të tyre apo amnistisë së përhershme.
Tutje, drejtori ekzekutiv i IKD-së tha se tani është koha për hapjen e debatit publik lidhur me fillimin e procesit të vetingut në Polici, Prokurori dhe Gjykata.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell, në fjalën hyrëse tha se Kosova nuk ka sfidë më të madhe se sa luftimin kundër korrupsionit – sidomos korrupsionit të nivelit të lartë.
“Me keqardhje më duhet të them, prapë, rezultatet mungojnë. Nuk ka asnjë person të profilit të lartë të dënuar me burgim efektiv për shkak të korrupsionit. Shumë zhurmë bëhet në fillim dhe në fund të gjithë lirohen ose marrin dënime të buta. Këtë vit, nga tre aktakuzat e ngritura për profil të lartë, dy prej tyre kanë dështuar. Ku mbeti llogaridhënia?”, tha O’Connell.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu gjatë kësaj tryeze ka thënë se nuk ka logjikë që drejtësia të merret vetëm me rastet e profileve të ulëta, duke mbështetur gjetjet e IKD-së se nuk ka dënime efektive për raste të mëdha. “Rastet e mëdha po lihen ose të parashkruhen ose po lirohen ose po dënohen me kusht si psh. rasti i Enver Hasnit. Nuk mund asnjëherë ta amnistoj edhe Eulexin, që është i instaluar në Kosovë të luftojë korrupsionin, mirëpo çka po shohim është se po del që edhe zyrtarë të Eulexit janë të përfshirë në afera të tilla korrupitve“ tha Haxhiu..
Haxhiu gjithashtu deklaroi se e ka përmendur procesin e vetingut, dhe për këtë është kritikuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të cilët, sipas saj, janë frikësuar se qëllimi është eliminimi i tyre.
Ministri i Drejtësisë Ablerad Tahiri ka thënë se sa I përket vetting ende nuk e kanë një drejtim të qartë se si duhet të shkojnë.
“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në një proces të tillë, duhet të nxirren përfundimet e këtij procesi të mos jenë as politike as të njëanshme por të jene ato që i presin shoqëria jonë. Jam në favor të fillojmë të përgatitim bazën ligjore që të filloj procesi i vetinugut. Ne kemi nevoje për krijimin e mekanizmave që në vazhdimësi në kohë të caktuar të ndodh një proces i tillë” është shprehur Tahiri.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka folur për rekomandimet që IKD i ka bërë për sistemin gjyqësor, duke thënë se është e nevojshme caktimi i afateve ligjore lidhur me trajtimin e rasteve të korrupsionit në pajtim me obligimet ligjore “Pajtohem me rekomandimin e juaj. Vetëm nëse kërkojmë respektimin e këtyre afateve në do të vendosim një llogaridhënie në sistemin e drejtësisë dhe do te kemi rezultate” ka thënë Idrizi. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025