LAJMI I FUNDIT:

Rritja e Bitcoin po sjell investitorë në tregun e aksioneve

Rritja e Bitcoin po sjell investitorë në tregun e aksioneve

Eksperti i bursës dhe themeluesi i “Birinyi Associates”, Laszlo Birinyi mendon se rritja fenomenale e çmimit Bitcoin, e cila është rritur me 1,950 për qind që nga janari i këtij viti, po shërben si një katalizator për tregun financiar dhe tërheqjen e më shumë investitorëve të rinj në tregun e aksioneve.

Në një intervistë për “CNBC”, përcjell Telegrafi, Birinyi tha se mania Bitcoin po sjell më shumë të holla në tregjet e aksioneve.

“Bitcoin është një katalizator me shumë interes… Gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm se ka një treg që po shkon në tregun e aksioneve dhe ka një mënyrë për të fituar para”, thotë ai.


Laszlo Birinyi – Eksperti i bursës dhe themeluesi i “Birinyi Associates”

Megjithatë, sipas Birinyi, gjatë javëve të fundit Bitcoin ka treguar karakteristika të ngjashme me flluskën. Ai shtoi se nëse Bitcoin është me të vërtetë një flluskë, ajo tashmë është më e madhe se disa nga flluska më të mëdha të historisë financiare, përfshirë flluskën “Nasdaq” të fund të viteve 1990.

Po ashtu, ai tha se nuk është i gatshëm të investojë në Bitcoin në një periudhë afatgjate dhe këtë e sheh si instrument financiar të papërshtatshëm.

Ndërsa monedha ka pjesën e saj të skeptikëve, gjithnjë e më shumë investitorë të Wall Street po hyjnë në tregun e kriptovalutave. Investitori i njohur amerikan Bill Miller, u tha gazetarëve se 50 për qind e parave të fondit të tij të mbrojtjes, aktualisht është investuar në Bitcoin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori