LAJMI I FUNDIT:

Brenda ‘spitalit’ të çuditshëm, ku kukullave të dëmtuara u hapet llogari sikur pacientëve (Foto)

Brenda ‘spitalit’ të çuditshëm, ku kukullave të dëmtuara u hapet llogari sikur pacientëve (Foto)

Në pjesën më të vjetër të Lisbonës, kukulla të thyera dhe të dëmtuara – disa të vjetra deri në një shekull – presin të trajtohen në një ‘spital’ të çuditshëm.

Holsiptal de Bonecas, që në shqip nënkupton spitali i kukullave, është themeluar në vitin 1830 dhe përshkruhet në udhërrëfyesit turistikë, si një nga punëtoritë më të vjetra të kryeqytetit portugez, që është ende në funksion, transmeton Telegrafi.


“Kemi klientë nga tërë bota dhe të gjitha moshat. Muze dhe koleksionues të shumtë kërkojnë ndihmën tonë, por më të shpeshtit janë individët – të lidhur në mënyrë emocionale me kukulla”, ka thënë pronarja 72-vjeçare Manuelsa Cutileiro.

Të grumbulluara në rafte dhe të vendosura në dollapë të tejdukshëm, fytyrat e qeshura, të nervozuara dhe nganjëherë me paraqitje të frikshme, duket sikur shikojnë derisa presin trajtimin.

Hapësirat tjera, janë mbushur me duar dhe këmbë të shkëputura nga trupat, që pritet të kompletojnë ndonjë lodër tjetër.

Mbi katërmijë kukulla mund të gjenden në këtë punëtori të pazakontë, ku secilit ekzemplar i hapet një llogari sikur pacientëve në spital, me të dhëna për dëmtimet, ndërhyrjet që duhet bërë dhe pronarin. /Telegrafi/