Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori sot pjesë në tryezën mbi prezantimin e gjetjeve të studimit të fizibilitetit për krijimin e fondit të punësimit në Kosovë, të prezantuara në bashkëpunim me UNDP.
Ministri Reçica tha se në Kosovë ka nevojë për krijimin e një fondi të qëndrueshëm të punësimit, me qëllim që të kontribuojë në zvogëlimin e papunësisë, dhënien e mundësive të punësimit të të rinjëve, përfituesve nga kategoritë sociale, të cilët mund të inkuadrohen në tregun e punës.
“Ky fond të kontribuojë që të realizojmë objektivin tonë, që çdo familje në Kosovë të ketë të paktën një të punësuar”, theksoi ai.
Gjetjet e prezantuara në konferencë janë një fillim i mbarë për punën e mëtejme që rekomandimet dhe propozimet për krijimin e fondit të punësimit të dërgohen për miratim.
Rëndësia e këtij fondi konsiston në peshën dhe vëmendjen që është duke dhënë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe angazhimin e saj në drejtim të punësimit, aftësimit profesional dhe mirëqenies më të mirë sociale të qytetarëve të Kosovës.
Ministri Skender Reçica, në fund theksoi se bashkëpunimi me Organizatat Ndërkombëtare, në këtë rast me UNDP do të thellohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe