LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Kufizimi i komunikimit me familjarët i Kadaj-Bujupit, i panevojshëm

KMDLNJ: Kufizimi i komunikimit me familjarët i Kadaj-Bujupit, i panevojshëm

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut thotë se në rastin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi nuk ka fakte se përdorimi i telefonit në komunikim me familjarët do të mund të ndikojë në hetime apo në gjykim, prandaj ndalimi i komunikimit me telefon me familjarët është masë kufizuese e panevojshme.

Sipas KMLDNJ-së, ka raste shumë më të rënda se i deputetes Donika Kadaj – Bujupi të cilëve gjykata nuk ua ka shqiptuar këtë masë shtrënguese dhe kufizuese.

KMDLNj e rithekson se gjykata vendos këtë kufizim por përkujton se zbatimi i standardeve të dyfishta e që është bërë në shumë raste e komprometon këtë vendim dhe e ulë besueshmërinë në sistemin gjyqësorë të Kosovës.


“Pikërisht për këtë shkak të zbatimit të standardeve të dyfishta një numër i madh i pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve dhe mjekëve të QKUK –së sot janë me aktakuza të ngritura dhe duke u gjykuar. Ndoshta gjykatësi i procedurës paraprake ka fakte e që KMDLNj nuk i ka me të cilën e arsyeton masën ndaluese për komunikim me telefon me familje për deputeten Donika Kadaj – Bujupi mirëpo, gjithashtu , sipas KMDLNj –së, kjo masë është krejtësisht e panevojshme në këtë fazë të procesit gjyqësorë ndaj deputetes Donika Kadaj – Bujupi”, thuhet në komunikatën për media të KMDLNj-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori