LAJMI I FUNDIT:

“Përvojat evropiane të Sllovenisë jashtëzakonisht të dobishme për Maqedoninë”

“Përvojat evropiane të Sllovenisë jashtëzakonisht të dobishme për Maqedoninë”

Në takimin e sotëm në Shkup, kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri slloven Anton Rop vlerësuan se përvojat sllovene janë jashtëzakonisht të dobishme për Maqedoninë në proceset e saj për integrimin evropian dhe euroatlantik.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për përvojat që Sllovenia i ka pasur në procesin e pranimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa është konstatuar edhe progresi që Maqedonia e ka bërë në politikën ndërkombëtare dhe proceset integruese.

Kryeministri Zaev e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme mbështetjen që Maqedonia e merr nga Sllovenia për proceset e integrimit dhe të reformave.


Gjithashtu janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Slloveninë në shumë fusha, për shfrytëzim më të mirë dhe më efikas të parave nga fondet evropiane, për procedura më të thjeshtuara në përgatitjen e dokumentacionit projektues, si dhe për mundësitë për përdorim efikas të linjave të lira kreditore prej më shumë institucioneve financiare ndërkombëtare./Telegrafi/