Në hapësirat për parkim para Kopshtit Zoologjik në Shkup, sot u promovua një nga më shumë mbushësit për automjete elektrike në Shkup.
Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes EVN Maqedoni, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike ‘Parkingu i Qytetit’.
Të pranishëm ishin kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Stefan Peter dhe përfaqësues të tjerë dhe mysafirë.
“Trafiku është një nga burimet e ndotjes dhe për këtë arsye përmirësimi në këtë segment është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Mbështetja e EVN Maqedoni ka rëndësi të madhe sepse dërgon një porosi të qartë, se për një qytet më të shëndetshëm dhe të pastër jemi të gjithë përgjegjës dhe të gjithë mund të kontribuojmë. Qëllimi është që së shpejti edhe transporti publik të shfrytëzojë energji elektrike. Në buxhetin e vitit 2018, janë të planifikuara subvencione prej 100 milion denarë për NTP, për prokurim të Eko-autobusëve elektrik. Shpresojmë që edhe në rrugët e Shkupit do të mund të shohim edhe taksi makina elektrike dhe lloj tjetër të makinave transportuese të cilat punojnë me energji elektrike. Do të punojmë edhe me Qeverinë në zgjidhje të reja ligjore të cilat do të nxisin dhe mundësojnë shfrytëzim më të gjerë të makinave elektrike”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Stefan Peter tha se shfrytëzimi i energjisë elektrike për këtë qëllim ndikon pozitivisht në mjedisin jetësor. Ai paralajmëroi se nëse të njëjtit nuk janë të mjaftueshëm për nevojat e numrit rritës të shfrytëzuesve të këtij lloji të makinave, do të mundohemi të instalojmë më shumë.
Mbushësit për automjetet elektrike janë të instaluar në vende të ndryshme në Shkup, vende ku ka frekuentim më të madh të njerëzve. Pronarët e automjeteve elektrike kanë mundësi që në vitin 2018 falas t’i mbushin automjetet e tyre në disa vende në Shkup si: sheshi Maqedonia, Kopshti Zoologjik, Qyteti i Shkupit, Qendrën Ramstore dhe Capitol mall.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët