Shumë rrallë ndodh që ndonjë vend në botë të jetë aq specifik sa që vazhdimisht të fascinon njerëzit, megjithatë një vend i tillë gjendet në Rusi.
Bëhet fjalë për një fshat në Sibir, që konsiderohet si vendi më i ftohtë në planetë, në të cilin jetojnë rreth 500 banorë, transmeton Telegrafi.
Fshati Oymyakon gjendet në Republikën Saha, në pjesën lindore të Siberisë. Që nga viti 1926 në këtë vend mbizotërojnë temperaturat më të ulëta, ku ajo më e ulëta që ndonjëherë është shënuar ka shkuar deri në minus 71.2 gradë celsius.
Ky vend është i vendosur në bregun e majtë të lumit Indigirk, kurse banorët kryesisht merren me blegtori dhe peshkim. Nga kryeqyteti i Yakutisë, Yakutsk, Oymyakon është rreth 1100 kilometra në lindje.
Qyteti ka marrë emrin sipas lumit të Oymyakonit që rrjedh nga fjalët “kheium” nga gjuha evene, që do të thotë “ujë i ngrirë”, ku peshqit e kalojnë dimrin.
Sa i përket aspektit administrativ ky vend i përket Yakutisë (Republikës Saha). Gjendet vetëm tre gradë nga rrethi polar. Kjo zonë identifikohet me komunitetet tungra dhe taiga, kurse lartësia mbidetare e qytetit është 741 metra.
Oymyakon ndodhet në pellgun Okimkon i rrethuar nga malet e Okimiakonit (3003 metra) në perëndim dhe në jugperëndim me malin Tas Kistabit (2341 metra).
Toka ngrihet në një thellësi deri në 1500 metra. Dhe duke marrë parasysh se Oymyakon është afër Polit të Veriut, dita dhe nata gjatë vitit ndryshon shumë – gjatë ditës dita zgjat tre orë kurse në qershor 21 orë.
Ajo që e dallon këtë vend nga pjesët tjera, është klima e ashpër kontinentale. Dimri është jashtëzakonisht i ftohtë, kurse vera relativisht e ngrohtë. Shndritja e diellit është e vazhdueshme. Ky vend ndryshe njihet me emrin “gjysma e të ftohtit” të hemisferës veriore. Temperatura më e ultë që deri më tani është matur është minus 68 gradë celsius, që është bërë nga stacioni meteorologjik në Tomtor në vitin 1933.
Ndërkaq temperaturat prej minus 71.2 gradë celsius janë shënuar në shtatoren e Oymyakonit. Gjatë verës temperaturat ngritën nga 25 deri në 30 gradë celsius.
https://www.youtube.com/watch?v=BgzkrfksvP4
Zona përreth Oymyakonit është e pasur me burime të ujit të nxehtë. Rrjedha kryesore e ujit është Indigirka, që rrjedh nga lindja. Ajo buron nga malet Halkan, dhe duke lëvizur formësohen dy rrjedha të vogla – Tura Urjah dhe Tara Jurah. Ajo është e gjatë plot 1716 kilometra dhe derdhet në pjesën lindore të detit të Siberisë.
Në periudhën nga tetori deri në maj sipërfaqja e lumit ngrihet, dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për peshkim, për faktin se është e pasur me të gjitha llojet e peshqve. Në juglindje të fshatit gjenden edhe dy liqene më të mëdha – Bolshaya dhe Menderela.
Kjo zonë është e populluar me banorë të komuniteteve tundra dhe taiga. Në zonën e Oymyakonit jetojnë edhe një lloj i veçantë i kuajve, që janë të ngjashëm me “ponit” sa i përket lartësisë dhe karakterizohen nga flokët shumë të gjata që i mbrojnë nga të ftohtit gjatë dimrit. Ujërat janë të pasura me peshk.
Sipas vlerësimit të vitit 2012, në Oymyakon jetojnë 512 persona, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2010, kishte 462 banorë (230 burra dhe 232 gra).
https://www.youtube.com/watch?v=5RmchJvY5zg
Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, kultivimi i drithërave dhe kultivimi i frutave apo perimeve nuk është i mundur. Specialitet vendor cilësohet qumështi “hayak” dhe “kjorcheeh”, që janë të ngjashëm me gjalpin dhe akulloren.
Dhe për shkak të problemeve me ngrirjen e gypave, këta banorë në vend të tualeteve përdorin gropa që i hapin në rrugë para shtëpisë. Kurse bagëtia për t’i mbijetuar temperaturave të ulëta gjatë natës që mbizotërojnë, ndërtojnë stalla unike, brenda të cilave temperaturat ekstreme të minusit nuk futen. Në Oymyakon ekziston vetëm një market në të cilën mund të gjeni ushqime të ndryshme, që jo gjithherë mund t’i konsumojnë banorët.
Por, fal ajrit të pastër, ushqimit të shëndetshëm dhe ujit të pastër, banorët e Oymyakonit njihen për jetëgjatësinë.
Si rezultat i temperaturave të ulëta nuk ka kurrfarë sinjali të telefonisë mobile, kurse turizmi është i zhvilluar duke u bazuar në specifikat e ndryshimeve klimatike.
https://www.youtube.com/watch?v=2VYXS49gjfs
Në fshat ka shkolla dhe çerdhe, shtëpi të kulturës dhe qendër sportive. Por edhe nëse temperaturat bien në minus 50 gradë celsius, fëmijët vazhdojnë të shkojnë në shkollë. Ndërsa mësimi ndërpritet për nxënësit nga klasa e parë deri te e pesta nëse temperaturat bien në minus 52 gradë celsius. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë