LAJMI I FUNDIT:

“Vlera e Bitcoin do të arrijë 400 mijë dollarë”

“Vlera e Bitcoin do të arrijë 400 mijë dollarë”

Themeluesi dhe drejtori i “Standpoint”, Ronnie Moas, i cili parashikoi një rritje të pabesueshme të Bitcoin për këtë vit, thotë se monedha do të arrijë 400 mijë dollarë.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, Bitcoin tashmë është në rritje prej mbi 500 për qind që kur ai e parashikoi në korrik të këtij viti, gjithashtu Moas pret që vlera e kripotovalutës të rritet me 500 për qind nga ky moment.

“Sipas mendimit tim, vlera përfundimtare e Bitcoin do të jetë rreth 300 mijë deri në 400 mijë dollarë dhe kjo do ta do ta bënë këtë monedhën më të vlefshme në botë”, tha Moas.


Po ashtu, ai thekson se do të janë mbi 300 milionë njerëz në botë, të cilët do të përpiqen të rrëmbejnë disa miliona nga Bitcoin pasi aktualisht janë në qarkullim.

Kjo mospërputhje në sasinë dhe kërkesën e disponueshme do të çojë në një rritje masive të çmimit për Bitcoin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/