LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë

Ndahen çmimet vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në bashkëpunim me forum ZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës – KEC, përmes projekteve EIDHR të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Vlerësimi i shkrimeve të gazetarisë që kanë aplikuar në konkurs është bërë nga juria tre anëtarësh e përbërë nga Evliana Berani – Profesoreshë e gazetarisë në kolegjin “Pjetër Budi”, Eglantina Kraja Bardhi – Profesoreshë e psikologjisë në kolegjin “Fama” dhe Imer Mushkolaj – Profesor i gazetarisë në kolegjin “Pjetër Budi”. Çmimet për shkrimet më të mira të vitit 2017 në fushën e të drejtave të fëmijëve u ndanë si më poshtë:

Gazetari Agan Hajdarhoxha nga Klan Kosova, me temën “Kushtet e vështira të qendrave të autizmit”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.


Gazetarja Dafina Halili nga KOSOVO 2.0 me temën “Përtej përhapjes së fruthit” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gazetarja Edona Kuteleshi nga Koha Ditore me temën “Nxënësit që sakrifikuan me jetë për ndërtimin e shkollës” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Vjollca Islami Hajrullahu, forum ZFD.

Gazetari Vullnet Krasniqi nga Insajderi me temën “Rrëfimet e fëmijëve që punojnë te semaforët në Prishtinë” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Ardita Kabashi, KEC.

Gazetarja Saranda Bujupi Rama nga Klan Kosova, emisioni “Familja ime” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Gani Lluga, President i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF, forum ZFD dhe KEC falënderojnë të gjithë përfaqësuesit e mediave, autorët dhe gazetarët, të cilët vazhdimisht kanë dëshmuar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në emër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori