LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim

Rama: Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur që Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësisht zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini dhe me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, është shprehur se, “qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë dhe në darkën e kryeministrave ka dal qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkretë ”I pyetur nëse është i bindur se Shqipëria vitin që vjen do të marrë së pari rekomandimin e Komisionit dhe të nisë negociatat e anëtarësimit, Rama u shpreh se, “këtë bindje s’mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Evropian”.

Kryeministri foli edhe për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm, duke thënë se, “ka qenë shumë e qartë se edhe vendimi i sotëm në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur, dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Sigurisht që tema e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndër rajonal ka qenë pjesë e bisedave”.


I pyetur nëse ka diskutuar për situatën në Shqipëri, ku opozita është duke kundërshtuar veprimet në Parlament, ndërkohë që reforma në drejtësi, implementimi i saj është kusht për të avancuar në rrugën europiane, Rama u përgjigj se, “unë kur flas në gjuhë të huaj, flas për Shqipërinë, nuk flas për palët.

Kështu që edhe sot, edhe njëherë kam folur për Shqipërinë, dhe sigurisht, që këtu jam mundur që të kapërcejë atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës, por, sigurisht jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar tek Shqipëria, tek shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori