LAJMI I FUNDIT:

Është aeroplan për pasagjerë, por krahasohet me atë presidencial – aty gjithçka të jep përshtypjen se je në një hotel luksoz, përveç dritareve (Foto/Video)

Është aeroplan për pasagjerë, por krahasohet me atë presidencial – aty gjithçka të jep përshtypjen se je në një hotel luksoz, përveç dritareve (Foto/Video)

Javën e kaluar ylli i YouTube, Casey Neistat, pretendoi se suita e re e klasit të parë Emirates ishte vendi më i mirë në botë. Por analisti i aviacionit Alex Macheras, nga Londra, mendon ndryshe.

Javën e kaluar ai fluturoi në fluturimin e ofruar nga kompania A380 nga qendra e Airbus në Toulouse, Francë, drejt Changi Airport në Singapor, në shtëpinë e re – dhe ka deklaruar se suita e klasit të parë është edhe më e mirë, madje duke e krahasuar me Air Force One.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 20-vjeçari ka thënë se kjo është klasa më e mirë e parë në qiell sot.


“Është një markë e re, është e madhe dhe është më mirë sesa e Emirates, sepse ju merrni një ulëse dhe një shtrat të vërtetë”.

“Është më shumë si një hotel në qiell. Ka gjashtë suita në aeroplan, në një zonë të kuvertës së sipërme që i ngjan një hoteli luksoz me pesë yje”.

“Për sa i përket krahasimit me produkte të tjera që nuk janë vetëm në tregun e klasit të parë, është më e ngjashme me dhomat e gjumit në Air Force One”.

Shtrati, ai thotë, nuk është thjesht një sipërfaqe e sheshtë, por diçka me të vërtetë luksoze.

Ai ka shtuar: “Suitat e reja nuk janë vetëm një përmirësim i madh nga versionet e mëparshme, por ata kanë vendosur një standard të ri në industrinë për udhëtimin në klasë të parë”.

“Është kabina më e gjerë që kam udhëtuar dhe kam fluturuar në të gjitha linjat e mëdha të ajrore të konkurrencës, dhe është e vështirë të kuptosh se je në aeroplan. Nuk është asgjë që të bënë të mendosh se je në një aeroplan, përveç dritareve, prej të cilave ka dy”.

“Një përfitim tjetër është se A380 është një avion jashtëzakonisht i qetë”.

Tiparet e suitës, ka zbuluar ai, janë ‘mahnitëse’.

Ai vazhdoi: “Ka shumë karakteristika të mrekullueshme. Së pari, e gjithë suita kontrollohet nga një tabletë, e cila rregullon dritat, pozicionin e televizorit, filmat dhe më shumë – duke përfshirë edhe ulësen”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë

Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë

Fun
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave

Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave

Interesante
Një burrë londinez viziton 42 muze në 24 orë për të thyer rekordin botëror

Një burrë londinez viziton 42 muze në 24 orë për të thyer rekordin botëror

Interesante
Kalo në kategori