Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të hasin në vështirësi për tu punësuar. Të dhënat zyrtare të Agjencia për Punësim në Maqedonisë (APRM), thonë se vitin e kaluar janë evidentuar rreth 1500 persona me invaliditet, të cilët aktivisht kanë kërkuar punë. Nga Organizata për persona me invaliditet “Shpresa” në Shkup, thonë se mungon vetëdija e institucioneve për të adaptuar fillimisht objektet e pastaj për të punësuar personat me aftësi të kufizuara në punë. Sefer Hyseni, kryetar i shoqatës “Shpresa”, thotë për gazetën KOHA se kjo organizatë numëron mbi 500 anëtarë, ndërsa vetëm pesë apo gjashtë prej tyre janë të punësuar.
“Organizata e personave me aftësi të kufizuara ‘Shpresa’, numëron diku mbi 500 anëtarë të kategorive të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara. Për momentin, prej tyre vetëm 5 apo 6 janë të punësuar, kohën e fundit ka lëvizje të përmirësueshme në këtë drejtim, por ende duhet të vetëdijesohen institucionet shtetërore si dhe ato private, sidomos edhe këta persona të kyçen nëpër vendet e ndryshme të punës. Mendoj në punësim përkatës të vendeve për ku janë të kualifikuar. Mirëpo, ndër arsyet e para se pse ndodhë kështu është mungesa e vetëdijes institucionale, pasi në radhë të parë – ne si persona me ftesi të kufizuara nuk kemi qasje deri në institucione, enterieri apo shkallët e adaptuara nuk janë dhe ne as nuk mund ti afrohemi shumicës së dyerve të institucioneve”, ankohet Hyseni.
Sipas Institutit për shëndet publik të Maqedonisë, 10 për qind e popullatës apo 200.000 persona në Maqedoni janë me ndonjë të aftësive të kufizuara. Në Agjencinë për Punësim deri më 31 dhjetor të vitit 2016 kanë qenë 1490 persona me aftësi të kufizuara të papunë – kërkues aktiv të punës, 67.6 për qind nga të cilët janë meshkuj apo 1007 persona dhe 32.4 për qind apo 483 janë femra. Personat me aftësi të kufizuar të papunë janë të numëruar në numrin e përgjithshëm të personave të papunë në evidencën e Agjencisë.
“Sipas strukturës së moshës, 18.7 për qind apo 279 nga personat e papunë me aftësi të kufizuara janë të moshës prej 15 deri 19, 52 për qind ose 786 persona të moshës 30 deri 49 vjet dhe 28.5 për qind apo 425 janë të moshës mbi 50 vjet. Sipas arsimimit, pjesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuara të papunë 56.4 për qind apo 841 persona janë pa shkollim fare dhe me arsim fillor, pa përfunduar shkollim të mesëm janë 19.5 për qind apo 290 persona, 20.6 për qind apo 307 prej tyre janë me arsim të mesëm, ndërsa me arsim të lartë janë vetëm 3.5 për qind ose 52 prej numrit të përgjithshëm të personave të evidentuar si të pa punë nga ata me aftësi të kufizuara”, thuhet ne Raportin e Agjencisë për Punësim të Maqedonisë për vitin 2016. Ndryshe, Konventën për të drejtat e personave me invaliditet Maqedonia e nënshkroi në 20 mars të vitit 2007, ndërsa e ratifikoi në 5 dhjetor 2011./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?