LAJMI I FUNDIT:

Një afarist rus futet në Tetovë, blen aksione në kombinatin ”Zhito Pollog”

Një afarist rus futet në Tetovë, blen aksione në kombinatin ”Zhito Pollog”

Afaristi rus, Sergey Samsonenko ka blerë aksione në kombinatin e prodhimeve ushqimore në Tetovë, ”Zhito Pollog”, duke siguruar 6,52% të aksioneve.

Sipas javores Fokus, të dhënat janë siguruar nga Depozitimi qendror i letrave me vlerë. Besohet se aksionet janë ble nga Nenad Josifoviq, i cili nga 18,99% të aksioneve, tani ka 12,47%.

Rënie të aksioneve në ”Zhito Pollog ka edhe të Çllatko Piruze, i cili tani ka 15%, nga 19% sa kishte para një jave.

Është intersante të përmendet fakti se në këtë kombinat, aksione ka edhe firma Sofija Gradba, pronar i së cilës është Jordan Mijallkov, djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov./Telegrafi/