LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Bruksel do të diskutojë temat që lidhen me të ardhmen evropiane të Kosovës

Haradinaj në Bruksel do të diskutojë temat që lidhen me të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë sonte në takimin joformal të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor të ftuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj do të ketë takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërkohë që me homologë nga rajoni do t’i diskutojë në mënyrë të hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me perspektiven evropiane të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e vlerëson të pakthyeshëm procesin e integrimit të Kosovës në BE. Në takimin e tretë të këtij niveli, Përfaqësuesja e Lartë dhe Kryeministrat do të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven për vitin 2018, një vit që do t’u ofrojë partnerëve në rajon një mundësi unike për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori