LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Maqedoni

Refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Maqedoni

Maqedonia vazhdon të jetë vend kalimtar për refugjatët, ndërkaq vetëm 35 kërkesa janë dorëzuar për azil në periudhën 2015-2017. Kjo thuhet në hulumtimin ”pozita e refugjatëve dhe migrantëve në Maqedoni”.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit ”Krijojmë së bashku: Vëzhgimi dhe përfaqësimi për bashkësinë”, që është zbatuar nga Fondacioni ”Konrad Adenauer”, Shoqata e Juristëve dhe OJQ Atina-Serba, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Hulumtimi tregon se vetëm pesë persona kanë siguruar mbrojte ndërkombëtare si refugjatë, kurse 11 të tjerë përfituan mbrojtje ndihmëse, respektivisht për shkak të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.

Shërbime parësore ndaj refugjatëve dhe migrantëve janë dhënë nga institucionet, kurse ato dytësore janë dhënë nga shoqata qytetarësh./Telegrafi/