Me rastin e festave të fundvitit, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, organizoi të premten në mbrëmje një pritje për korin diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë traditën e pritjes të Ambasadorëve të akredituar në Kosovë.
Me këtë rast, kryediplomati kosovar mbajti edhe një fjalim duke falënderuar diplomatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.
“Ju miqtë tanë të shumtë na keni ndihmuar në çdo hap. Ne jemi një shtet i krijuar nga fillimi. Themelet janë ndërtuar të forta. E gjitha kjo është një eksperiencë unike për të gjithë. Për ne kosovarët, por dhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne gjatë vitit të kaluar treguam se i zgjidhim krizat politike me qetësi si çdo vend demokratik. Koha e përplasjeve të ashpra duket se mori fund”, ka thënë Ministri Pacolli.
Ai, më tej ka vazhduar prezantimin e tij, duke vlerësuar se, së bashku me krerët e Institucioneve të vendit kanë punuar në vazhdimësi për ta shndërruar Kosovën në një histori suksesi dhe duke i kontribuar sigurisë globale.
“Si drejtues i diplomacisë në afro 3 muaj, së bashku me Presidentin, me Kryeministrin, me Kryetarin e Parlamentit dhe akterë të tjerë, me miqtë e Kosovës, ne jemi angazhuar që ta shndërrojmë Kosovën në një histori suksesi global. Ne po e afirmojmë unin tonë ndërkombëtar. Ne po e pohojmë njësinë tonë brenda një territori me kufij të caktuar. Ne po i kontribuojmë sigurisë globale. Ne nuk mund të jemi një vrimë e zezë e pavendosmërisë së askujt”, është shprehur tutje Shefi i Diplomacisë.
Në vazhdim, Ministri Pacolli tha se procesi i integrimit ndërkombëtarë të Kosovës mund ndoshta të vonojë pak por, askush nuk mund ta ndalë atë, duke kërkuar për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB.
“Kosova është shtet i vogël, por me gjithë atributet e një shteti normal. Këtu në këtë sallë janë vendimmarrësit kryesorë të shtetit tonë, dhe nëpërmjet tyre ndieni përditë pulsin e një shteti, ngjyrat shumetnike të tij. Me ne janë përfaqësuesit e vendeve mike që na asistojnë, sepse ne jemi vend i pasur me miq. Ne e kemi bërë rreshtimin tonë me perëndimin dhe kjo nuk ndryshon në jetë të jetëve.
Na besoni ndërkohë, ne nuk duam të jemi temë konfrontimi apo shkëmbimi diplomatik e fuqive të mëdha. Ne na duhet integrimi ndërkombëtar, dhe nuk çojmë kurrfarë peshe në përplasjet botërore. Ne na duhet vëmendja globale për lajme të mira dhe jo për lajme negative. Ndaj do ju lutesha të nderuar miq ndërkombëtarë, të kapërceni diferencat e vogla, të mëdha, mes jush; na ndihmoni në mënyrë afatgjatë, kompaktë, dhe me vizion, na mbështesni për hyrjen në OKB”, ka bërë thirrje Pacolli.
Në fund, ai ka shprehur besimin se viti 2018 do jetë vit i veprave të mëdha infrastrukturore, i zhvillimit më të madh ekonomik, konsolidimit të shtetit, i afirmimit të shtetësisë dhe diplomacisë kosovare.
Në këtë pritje morën pjesë, ambasadori i ShBA-ve, ai britanik, gjerman, italian, turk dhe ambasadorë të vendeve të tjera. Në ndërkohë, mysafirë të pritjes ishin edhe presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ish-presidenti Sejdiu, anëtarë të kabinetit qeveritar, personalitete tjera nga biznesi, dhe përfaqësues nga mediet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos