Këtë vit në Kosovë ka pasur epidemi fruthi. Që nga muaji qershor prej që është paraqitur ky virus, ka prekur 1,005 persona, prej tyre 552 janë hospitalizuar në Klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kështutha Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës infektive, sipas të cilit të prekurit nga ky virus, janë kryesisht fëmijë, por që është përhapur edhe te të rriturit dhe ka prekur moshat deri në 50 vjeç.
“Dy raste që janë në trajtim në Klinikën infektive, janë mjaft të rënda. Gjatë këtyre muajve prej kur është paraqitur sëmundja, dy raste kanë përfunduar me fatalitet. Kapacitetet tona kanë qenë në nivel, si me ilaçe, po ashtu edhe me staf profesional, pavarësisht rasteve të shumta që ka prekur ky virus”, tha Ramadani.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus që përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit.
Ky virus mund të përhapet shpejt, sidomos në ato vende ku vaksinimi është nën shifrat 95 për qind të popullsisë.
Bazuar në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe institucioneve tjera, viteve të fundit, sëmundja e fruthit është rishfaqur në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar.
OBSH-ja thotë se vaksinat kundër fruthit, duhet menjëherë të shtohen në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore.
Për shumë vite, në disa vende evropiane një grup njerëzish ka lobuar kundër vaksinimit me vaksinë të fruthit, duke dhënë se shkakton autizmin.
Por, epidemiologët në vend thonë se vaksinimi duhet të kryhet pasi është obligativ dhe nuk ka asnjë ndërlidhje me autizmin.
“Të gjitha hulumtimet që janë bërë deri më tash, e dëshmojnë se vaksina kundër fruthit fare nuk ka të bëjë me autizmin. Prindi i vëren shenjat e autizmit rreth moshës 9 muaj, 12 deri në 15 muaj. Në aspektin shkencor, nuk ka asnjë lidhshmëri në mes të vaksinimit dhe autizmit”, tha Isme Humolli, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ajo shton se në Institutin Kombëtar deri më tash kanë marrë rezultate pozitive me fruth nga laboratori për 527 persona, dhe sipas saj, të gjithë kanë qenë të pavaksinuar.
“Nga 1 marsi i vitit 2017, që kemi ngritur alarmin për hulumtim të rasteve të fruthit, janë përfshirë 737 raste të sëmundjes, derisa laboratorikisht kanë qenë pozitive 527 raste, që kanë lidhje klinike epidemiologjike dhe janë në laborator pozitive. Të gjithë këta persona kanë qenë të pavaksinuar”, sqaroi Humolli.
Infektologët në vend thonë se për 16 vjet me radhë nuk ishin paraqitur raste me fruth në Kosovë, deri në muajin mars të këtij viti, kur kishte filluar të përhapet virusi.
Kjo për shkak se Kosova ka një mbulueshmëri me vaksinim me mbi 95 për qind të popullatës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova