LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit të Gjilanit

Ministri Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për  Kampusin e Universitetit të Gjilanit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetin të Gjilanit “Kadri Zeka” në hapësirë prej 7.30 hektarësh.

Ministri Hasani ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ai ka shtuar se duke iu falenderuar ministrit të Arsimit Shyqeri Bytyqi vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i kampusit.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim që të ndajmë parcelën për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Anamoravës sepse tani më në fund studentët e kësaj ane do të kenë mundësinë që të studiojnë në një kampus dinjitoz”, ka thënë Hasani.


Ministri Hasani duke qenë edhe vet nga ky rajon është zotuar se Gjilani nuk do të mbetet më rajon i harruar dhe izoluar.

Ky është statusi i plotë i Hasanit në Facebook:

Qeveria e Republikës së Kosovës sërish ka kthyer vëmendjen kah Gjilani.

Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim që të ndajmë parcelën për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Anamoravës sepse tani më në fund studentët e kësaj ane do të kenë mundësinë që të studiojnë në një kampus dinjitoz.

Duke ju falënderuar ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi ndërtimi i kampusit të Universitetit të Gjilanit do të fillojë në vitin 2018.

Si pjesë e kësaj Qeverie zotohem se Gjilani më nuk do të mbetet një rajon i harruar dhe izoluar nga investimet e mëdha e strategjike.

Në trend Lajme

Më shumë
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Kalo në kategori