LAJMI I FUNDIT:

Tri shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju manipulon

Tri shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju manipulon

Mjaft ironike sepse në lidhje supozohet të marrim dashuri, kujdes dhe mbështetje, por ndonjëherë përfundojmë duke u kontrolluar si këlysh nga partneri.

Prandaj është e rëndësishme të njoftoheni me truket më të zakonshme të manipulimeve dhe mënyrave se si t’i rezistoni atyre, transmeton Telegrafi.

Ju keni gjithmonë faj. GJITHMONË!


Manipuluesit e kanë një aftësi të përbashkët: janë të shkëlqyeshëm për t’ju bërë të ndiheni fajtore çdo herë – edhe atëherë kur nuk keni fare faj.

Ekspertët sugjerojnë t’i ndiqni këto këshilla për t’i rezistuar manipulimeve të tilla:

– Kuptojeni se partneri po përpiqet t’ju kontrollojë

– Qëndroni e qetë

– Rikujtojani atij se është i rritur dhe duhet të marr përgjegjësi për sjelljen e tij

Ai është viktima. GJITHMONË!

E kush nuk do të ndiente mëshirë për një viktimë? Kështu duan manipuluesit që ju t’i shihni ata.

Jeta e manipuluesve është shumë e vështirë dhe e mbushur me mistere saqë duhet të ndieni mëshirë për fatkeqësitë e tyre.

Manipuluesit e përdorin këtë truk për të kërkuar favore ose kur janë duke shmangur përgjegjësi të ndryshme.

Nëse e vëreni se partneri shpeshherë ju ‘ushqen’ me histori emocionale për fatkeqësitë e tij në jetë, atëherë ai mund të jetë manipulues.

Ju bëjnë presion

Aq më pak që keni kohë të vendosni, aq më pak kohë keni të mendoni. Manipuluesit ju bëjnë presion të merrni vendime më shpejt, sepse kështu s’mund t’i mendoni mirë gjërat.

Psikologët këshillojnë të mos merrni vendime të menjëhershme, por të gjeni kohë dhe t’i mendoni mirë gjërat para se të merrni vendime të çfarëdoshme.

Keni probleme? Asnjëherë s’kam dëgjuar për to!

Manipuluesit kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: nuk ua ndien fare! Nëse dëshironi të flisni për problemet tuaja apo t’i ndani ndjenjat tua me të, partneri manipulues priret t’i bëjë këto dy gjëra:

– Ta shmangë bisedën dhe të gënjejë se është i zënë

– Ta ndërrojë kahjen e bisedës dhe të flet për problemet e tij. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori