LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë si do të dukej Toka nëse mbetet pa ujë (Video)

Pamje që tregojnë si do të dukej Toka nëse mbetet pa ujë (Video)

Nëse keni pyetur ndonjëherë se si do të dukej Toka nëse oqeanet do të mbeteshin pa ujë, IFL Science ka përgjigje.

Pyetja “Çka do të ndodhte kur në fund të pikës Marian të hapej një vrimë prej dhjetë metrash”, së pari u bë vite më parë në librin “Çfarë nëse?: Përgjigjet serioze shkencore ndaj pyetjeve hipotetike absurde”.

Për të gjithë ata që kanë ikur nga orët e mësimit të gjeografisë, Mariani është pika më e thellë në oqean, që ndodhet në pjesën perëndimore të Paqësorit, në lindje të ishullit Marian.


Duke përdorur burime të ndryshme shkencore, përdoruesi i Redit, me emrin Vinnytsia ka bërë një animim interesant që jep përgjigje në këtë pyetje.