Sot në hapësirat e Kolegjit AAB, në një sallë të stërmbushur me studentë, intelektualë dhe profesorë, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka promovuar librin e tij të radhës me titull “15 Parimet e Suksesit sipas Behgjet Pacollit”.
Fillimisht, disa fjalë për librin dhe personalitetin e z.Behgjet Pacolli, i thanë edhe panelstët e pranishëm në promovim; realizuesja e intervistave për librin znj.Mimoza Thaçi si dhe rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa , të cilët vlerësuan kontributin e Pacolli si të jashtëzakonshëm.
Libri “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”, është një përmbledhje e një periudhe të jetës së tij, ku përmes eksperiencave të veta Pacolli synon motivimin e të tjerëve në rrugën drejt suksesit.
Lideri I AKR-së gjatë fjalimit të tij motivues para mysafirëve, foli për rrugëtimin e tij profesional, teksa shpjegoi mënyrat e shfrytëzimit të potencialit dhe kreativitetit të cilat shpiejnë një njeri drejtë suksesit.
Ai rrëfeu para studentëve shumë momente interesante që ka pasur gjatë jetës së tij qysh nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Pacolli tha se çdo njeri që dëshiron të jetë i suksesshëm në jetë, duhet të ketë ide, të cilën duhet ta shndërrojë në praktikë. “Shndërrimi i një ideje në një projekt ka një parakusht: duhesh ta duash atë ide dhe rrjedhimisht ta shndërrosh atë në projekt. Prandaj, dashuria e madhe për punë, për të vepruar dhe për të krijuar, e dërgon njeriun drejt suksesit.
Këto që i përmenda përbëjnë mbi 60% të mundësisë së suksesit, ndërsa pjesa tjetër është dedikimi I kohës dhe investimet materiale”, tha Pacolli, duke shtuar se rruga e vetme drejtë suksesit është puna dhe angazhimi.
Në fund të këtij fjalimi motivues nga lideri i AKR-së , studentët patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje për Pacolli nga i cili morën përgjigjet dhe qëndrimet e tij për çështje të ndryshme që lidhen me pikat e shpjeguara në këtë libër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë