LAJMI I FUNDIT:

KUR ISHA DJALË

KUR ISHA DJALË

Poezi nga: Sandrino Aquilani
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kur isha djalë
mendoja se vdekja
nuk duhej marrë seriozisht,
gjithsesi, me mua s’kishte punë
mendoja se të mëdhenjtë
ishin tepër të mëdhenj
me qënë dikur fëmijë si ne
nuk besoja se aeroplanët
mund të rrëzoheshin
nuk besoja se luftërat, betejat
ishin krejt të vërteta
dhe kisha bindjen se Krishtlindjet
ishin festë për të gjithë
mendoja se trishtimi
s’ishte tjetër veçse shpikje poetësh
më të bukur e mendoja jetën
se ëndrra më e fshehtë
më pas kuptova ç’ishte dhëmbja
se njeriu që shtiret si i mirë
pa pikë turpi gënjen.


Kur isha djalë
pata ëndrra shumë
por s’u vërtetuan kurrë
dhe bota ku jetoj tani
s’është si ajo që ëndërroja
pata ëndrra shumë, por s’më dolën kurrë
gjithsesi, ëndrra të bukur ishin
dhe unë, i pata të miat.