KUR MBETESH VETËM

Ángel Crespo (1926-1995)
Poezi nga: Ángel Crespo
Përktheu: Maksim Rakipaj
Kur mbetesh vetëm, s’je tjetër veçse pasqyra
e asaj çka ishe:
një mëngjes i soditur
nga ballkoni gjysmë i hapur,
disa hapa harmonikë, por që nuk i ndjek kush,
për të mos humbur aq gëzim sa ke;
disa fjalë të rralla
që të kanë rënduar më fort se koha;
një shikim që si drita
u mbyt ndër rrëmbat e tua;
një udhëtim që s’do ta kishe përfunduar kurrë;
shpirt i munguar i asaj çka të përkiste
duke mbetur kaq i vetmuar.
Nga
Telegrafi
14 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































