Oda Ekonomike e Kosovës kam mirëpritur marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, i cili ka rëndësi shumëdimensionale për vendin.
OEK thekson se është e vërtetë që Kosova posedon rezervat më të mëdha të linjitit, por edhe më tutje është e varur nga importi i energjisë elektrike që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e çmimit, qoftë për konsum qytetar, po ashtu edhe për bizneset.
“Shpresojmë që partneriteti me kompaninë amerikane ‘Contour Global’, përveç efektit ekonomik do të gjenerojë edhe efekt social, por mbi të gjitha do të arrijë standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket aspektit mjedisor dhe ambientalist. Krahas fillimit të ndërtimit të këtij termocentrali duhet të kemi parasysh edhe investimet e nevojshme në rehabilitimin e Kosovës A dhe Kosovës B, të paktën në disa blloqe me qëllim që në periudhën pesë vjeçare sa do të zgjasë ndërtimi i ‘Kosovës së Re”, të mos jemi të varur nga importi dhe atë me çmime shume të larta”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.
Sipas Odës ekonomike të Kosovës do të jetë sfiduese qasja e “patriotëve mjedisor” sa i përket këtij projekti, por sidoqoftë këtu nuk do të mungojë edhe presioni i tregtarëve rajonal për shitje të energjisë elektrike që të ngadalësojë këtë proces me rëndësi strategjike.
Oda Ekonomike e Kosovës rekomandon që në ndërtimin e këtij projekti më të madh në Kosovën e pasluftës të ketë angazhim sa me të madh të kompanive vendore për të krijuar vende të reja pune, por në të njëjtën kohë të shfrytëzohet edhe të gjitha lënda e parë e cila mund të gjendët në Kosovë me qëllim të gjenerimit të efekteve pozitive multiplikative në interes te Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City