Maqedonia pranon 70 milionë euro ndihmë të pakthyeshme për rehabilitim të hekurudhës
Republika e Maqedonisë zyrtarisht e mori lejen të 68,6 milionë eurove Grant investues – ndihmë të pakthyeshme, për Projektin për rehabilitim të pjesës lindore të hekurudhës nga Korridori 8, edhe atë për aksin e dytë, Bellakovc – Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometrave.
Kjo mbështetje Republikës së Maqedonisë i është ndarë në suaza të a.q. “Konektiviti” agjendë nga Procesi i Berlinit, që ishte paralajmëruar që në Samitin e vendeve nga Ballkani Perëndimor korrikun e kaluar në Trieste.
Përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë së Financave morën pjesë në Komitetin menaxhues të Instrumentit për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në të cilin ishin shpërndarë 100 milionë euro si Grante investuese (ndihmë të pakthyeshme) të vendeve nga Ballkani Perëndimor, nga të cilat 68,6 janë për Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtuan nga SÇE, në mënyrë plotësuese, Komiteti e miratoi edhe Projektin për përpilimin e dokumentacionit teknik për autostradën “Stenkovc- pika kufitare Bllacë“ në çmim prej 1.010.000 euro. Këto mjete duhet të përdoren për përpunimin e dokumentacionit të projektit Infrastrukturor dhe projektin kryesor për zgjidhjen e autostradës për rrugën shtetërore A4, si fazë e parë për ndërtimin e autostradës e cila e lidhë Shkupin me kufirin e Kosovës.
Maqedonia, në thirrjen e fundit të (WBIF) në nëntor dorëzoi kërkesë për grante për Investime në kuadër të këtij instrumenti si dhe për dy projekte tjera.
Bëhet fjalë për Projekt për ndërtimin e pjesës së autostradës Kërçovë- Gostivar – Grant mjete për investime për ndihmë teknike në vlerë të përgjithshme prej 20 milion eurosh të cilat kanë qenë të destinuara për financimin e pjesës së punimeve ndërtimore të pjesës së autostradës Kërçovë- Gostivar (pjesa nga Bukojçani deri në Kërçovë); dhe Projekti për rindërtimin dhe zhvillimin e rrugëve –Kriva Pallankë- Kufiri me Bullgarinë- Grand mjete për investime dhe ndihmë teknike në shumën të përgjithshme prej 2,62 milion euro të cilat do ti dedikohen financimit të pjesës për punë ndërtimore për pjesën rrugore Kriva Pallankë- Deve Bair, si dhe për ndihmë teknike.
Për këto projekte tani më kanë filluar bisedime për huamarrje nga ana e BERZH-it, ndërkaq shpërndarja e granteve nga ana e Komitetit Drejtues të (WBIF) për këto projekte do të jetë në qershor të vitit 2018.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet lartë në agjendën e Komisionit Evropian, për çfarë në këtë mbledhje dhe zyrtarisht njoftuan edhe për dy thirrje të reja për aplikim për grante investuese në lartësi rreth 100 milion euro dhe ndihmë teknike prej 12 milion euro. Thirrja për grante Investuese për projekte infrastrukturore do të jetë i hapur gjatë vitit 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Digjen dy vetura me targa serbe në veri
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United