Mbi 7 milionë euro ka përfituar Kosova për promovim të sektorit privat nga marrëveshja e nënshkruar në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe PPSE-së.
Qëllim i kësaj marrëveshje u tha të jetë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimi i të rinjve të Kosovës.
Drejtor i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin për zhvillimet e mëtejme.
“Sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. PPSE promovon sektorin privat dhe punësimi është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë me fokus punësimin e të rinjve dhe grave… Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, ka thënë ai.
Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë.
“Qëllim i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të thotë fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve, punësimin e gruas. Natyrisht ne u zotuam se ky projekt, kjo marrëveshje të nënshkruar, ky grant i dhënë të jetësohet. Ky grant është për katër vitet e ardhshme, deri në vitin 2021 dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak