LAJMI I FUNDIT:

Pacolli viziton Suedinë

Pacolli viziton Suedinë

Në kuadër të turneut të tij diplomatik në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare njëditore në Mbretërinë e Suedisë.

Gjatë qëndrimit në Suedi, Pacolli do të takohet me homologen e tij, ministren e Jashtme, Margot Wallstrom, me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, do të ketë takime të tjera me parlamentarë, duke përfshirë Grupin e Miqësisë Suedi-Kosovë si dhe Sekretarët Shtetërorë të Ministrisë së Edukimit të Lartë dhe Hulumtimit dhe atë të Ministrisë për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtarë.