LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova ia ka treguar botës talentin dhe shpirtin sportiv

Veseli: Kosova ia ka treguar botës talentin dhe shpirtin sportiv

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në pritjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, për nder të vizitës së presidentit të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, duke konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e tij të parezervë për sportin dhe sportistët.

Në fjalën e tij para sportistëve dhe drejtuesve të sportit të Kosovës, kryetari Veseli falënderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në ruajtjen gjallë të sportit në vitet më të vështira, si dhe ndërkombëtarizimin e tij gjatë viteve të fundit.


“Kosova nuk është vetëm një numër në komunitetin sportive ndërkombëtar, por është një vlerë dhe inspirim. Vendi ynë ia ka treguar botës qysh në Lojërat e para Olimpike talentin dhe shpirtin luftarak sportiv”.

“Ne i kemi dhuruar botës një mbretëreshë, një model të një femre të suksesshme, krenarinë tonë, medalisten e artë, Majlinda Kelmendin. Historia e saj sot është inspirim për gjeneratat e reja, jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën. Sikur Majlinda ne kemi qindra të rinj e të reja që presin të arrijnë majat e suksesit në sport”, theksoi kryetari Veseli.

Ai tha se institucionet e Kosovës duhet dhe do të investojnë shumë më shumë në sport, në hapësira më të mëdha sportive, në stadiume e palestra dhe shkolla sportive.

“Si kryetar i Kuvendit dëshiroj të theksoj përkrahjen time të parezervë, që kërkesat dhe nevojat e sportistëve të adresohen dhe realizohen. Ne kemi punuar që Kosova të ketë sa më shumë ligje favorizuese për sportistët, gjë që edhe e kemi bërë. Besoj se institucionet tjera do të kujdesën që këto ligje të gjejnë zbatim”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori